Nagavci për dorëheqjen e Popovcit, ende nuk e ka dorëzuar atë
Foto/ RTKlive
Lajme

Nagavci për dorëheqjen e Popovcit, ende nuk e ka dorëzuar atë

Fadil Sertolli / RTKlive

Ministrja e Arsimit, Arbëria Nagavci e ka komentuar paralajmërimin për dorëheqje të zëvendësministrit të Arsimit Dukagjin Popovci duke thënë se dorëheqje e tij, bëhet për shkaqe personale.

“Siç jeni njoftuar dorëheqjen e ka kërkuar për arsye shëndetësore dhe personale që me qenë në pozitë deri në fund të vitit. Pra, dorëheqjen ende nuk e ka dorëzuar”, tha Nagavci.

Ndryshe, vetë zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci ka konfirmuar për RTKlive planifikimin e tij për t’u tërhequr nga kjo pozitë. Me këtë rast, thotë ai, se ua ka bërë të ditur qysh nga tetori edhe kryeministrit Kurti edhe ministres Nagavci.

Megjithatë, ai ka thënë se ende nuk e ka dorëzuar dorëheqjen formale. “Arsyet janë të natyrës personale. Për korrektësi, dorëheqjen formale nuk e kam paraqitur akoma, por këtë do ta bëj në kohën e duhur, kur t’i përfundoj edhe disa punë që i kam filluar dhe në koordinim me ministren e kryeministrin”, ka thënë Pupovci

Po ashtu ai ka thënë për RTKlive se arsyet e largimit nga aty janë personale, por shtoi se edhe pasi të jetë larguar nga posti i zëvendësministrit, do të mbetet aktiv në fushën e arsimit.

 


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle

MË SHUME NGA Lajme