Zgjedhjet komunale në Zveçan e Leposaviq do të mbahen më 25 dhjetor
Foto:RTKlive
Lajme

Zgjedhjet komunale në Zveçan e Leposaviq do të mbahen më 25 dhjetor

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpërndarjen e Kuvendeve Komunale në Zveçan dhe Leposaviq, pas konsultimit me partitë politike dhe që KQZ-ja të ketë kohë të mjaftueshme për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve, presidentja Vjosa Osmani, ka caktuar 25 dhjetorin, datë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit.

E para e shtetit ka ftuar subjektet politike për fushatë të qetë, pa tensione, duke respektuar Kodin Elektoral dhe rivalët politik.

Zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit do të mbahen pas dorëheqjes së anëtarëve të Kuvendeve Komunale dhe shpërndarjes së tyre më 18 nëntor nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, ditë më parë presidentja e shtetit kishte caktuar 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të katër komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan.

Katër komunat veriore janë pa kryetar qysh nga 5 nëntori. Lista Serbe ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen në këto katër komuna.

 


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle

MË SHUME NGA Lajme