`Në garë me botën gri`, ekspozita e Rexhep Selimit hapet sot
Kulturë

`Në garë me botën gri`, ekspozita e Rexhep Selimit hapet sot

K.Kasumi/ RTKlive

Sot (25 nëntor 2022) në ora 12:00, në hapësirat e Muzeut Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë, bëhet hapja e ekspozitës personale të Rexhep Selimit “Në garë me botën gri”.

Në njoftimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit thuhet se në katër vitet e fundit, Rexhep Selimi ka përfunduar më shumë se 250 piktura, dhe disa prej tyre do të ekspozohen për publikun në muze.

Ekspozita do të qëndroj e hapur deri më 4 dhjetor 2022.

Në prag të ditëve më të rëndësishme të nëntorit, daljes publike për herë të parë të UÇK-së, ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, do të hapet edhe ekspozita personale e Rexhep Selimit “Në garë me botën gri”.

Një numër i madh i pikturave që do të ekspozohen janë bërë nga Selimi në Hagë, i cili po qëndron në paraburgim së bashku me tre ish-krerët e tjerë të UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin.


MË SHUME NGA Kulturë