Galica: Datat e Nëntorit, bazament të themelit të lirisë sonë
Foto/ Valjeta Shala/ RTK
Kulturë

Galica: Datat e Nëntorit, bazament të themelit të lirisë sonë

Valjeta Shala/ RTK

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës ka shënuar 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë – Ditën e Flamurit, përvjetorin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit dhe Ditëlindjen e heroit legjendar, Adem Jashari.

Shyqri Galica, kryetar Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, me këtë rast theksoi se “këto data janë bazament të themelit të shoqërisë sonë. Figura e Adem Jasharit dhe ushtria u bënë themel i lirisë sonë.”

Tutje ai shtoi se “në këtë takim kemi kënaqësinë t’i nderojmë këto figura dhe data që në historinë tonë do të mbeten të pavdekshëm.”

 

 


MË SHUME NGA Kulturë