Arkivi i Kosovës hap në Vlorë ekspozitën me dokumente për Isa Boletinin
Foto: Arkivi i Kosovës
Kulturë

Arkivi i Kosovës hap në Vlorë ekspozitën me dokumente për Isa Boletinin

K.Kasumi/ RTKlive

Në kuadër të manifestimeve për 28 Nëntorin dhe në nderim të 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, në bashkëpunim me Bashkinë e Vlorës, sot kanë hapur ekspozitën “Isa Boletini në dokumentet arkivore dhe në shtypin gjermanofon”.

Ekspozita është hapur në Galerinë e Arteve në Vlorë.

Në hapje të ekspozitës ishin të pranishëm drejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Bedri Zyberaj, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, drejtori i Muzeut të Pavarësisë, rektori i Universitetit të Vlorës, Roland Zisi, drejtori i Galerisë së Arteve në Vlorë, Skënder Spahiu, pedagogë dhe studentë, Grupi Polifonik i Mallakastrës dhe qytetarë të Vlorës.


MË SHUME NGA Kulturë