Haradinaj: Nuk do të qëndrojmë vëzhgues ndaj procesit të dialogut
Lajme

Haradinaj: Nuk do të qëndrojmë vëzhgues ndaj procesit të dialogut

B. H. / RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë tanimë ka marrë një dinamikë të re pas angazhimit të shtuar ndërkombëtar.

“Arritja e marrëveshjes për njohje reciproke me fqinjin verior, ka marrë një dinamikë të re pas angazhimit të shtuar ndërkombëtar. Për nevojën e kujdesit të vazhdueshëm dhe përfshirjes sa më afër të institucioneve të vendit, fola sot para qytetarëve të Lipjanit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka deklaruar se nuk do të jetë vëzhgues ndaj procesit të dialogut, por as përball krizës së rëndë ekonomike dhe energjetike.

“Gjatë bashkëbisedimit kam sqaruar dhe pjesët kryesore të marrëveshjes së propozuar Kosovë - Serbi dhe për këshillat që i kam dhënë kryeministrit të vendit për menaxhimin sa më të mirë të këtij procesi të rëndësishëm për ne dhe brezat që vijnë. Ne nuk do të qëndrojmë vëzhgues ndaj procesit të dialogut, por as përballë krizës së rëndë ekonomike e energjetike dhe paaftësisë së qeverisë për të marrë masat dhe veprimet e duhura, por do të kryejmë me dinjitet rolin tonë opozitar”, është shprehur tutje Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme