FSK për Ditën e Forcës demonstron kapacitetet ushtarake
Lajme

FSK për Ditën e Forcës demonstron kapacitetet ushtarake

Emine Hoti/RTKlive

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, të dielën, më datë 27 nëntor, duke filluar  nga ora 12:00 deri në ora 15:00 do të hap dyert për qytetarët në të gjitha kazermat.

Sipas një njoftimi në Facebook, në këtë ditë, në Kazermën “Adem Jashari” nga ora 12:00, do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vendin tonë.

“Në të gjitha kazermat e FSK-së, në këtë ditë festive, para qytetarëve të pranishëm,  do të ekspozohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake të FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete tjera. Të arriturat tona janë rezultat edhe i pasqyrimit objektiv dhe profesional nga ana juaj. Ju faleminderit për bashkëpunim dhe ju mirëpresim të festojmë së bashku”, shkruan në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme