18:22 / 26.11.2022
Del agjenda e mbledhjes së përbashkët të Kuvendit të Kosovës e Shqipërisë
E.Hoti/RTKLive
Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, të dielën, më 27 nëntor 2022, në orën 10:00, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë në Tiranë, do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.
Fjalë rasti aty do të kenë edhe dy shefat qeveritar nga Kosova e Shqipëria, Albin Kurti dhe Edi Rama.
Kjo është agjenda e mbledhjes së përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe
Kuvendit të Shqipërisë: