Haxhiu flet për masat që shpejt do të hyjnë në fuqi ndaj dhunuesve
Foto:
Lajme

Haxhiu flet për masat që shpejt do të hyjnë në fuqi ndaj dhunuesve

E.Hoti/RTKlive

Në Komunën e Gjilanit, gra dhe vajza u mblodhën të shtunën në teatrin e qytetit për të bashkëbiseduar me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe kryetarin e komunës, Alban Hyseni  rreth dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore.

Sipas njoftimit të MD-së, në këtë aktivitet u shpreh gatishmëri e përgjithshme qytetare që të angazhohen në informimin lidhur me raportimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Ministrja Haxhiu foli lidhur me hapat që ka ndërmarrë Ministria e Drejtësisë, për trajtimin e viktimave të dhunës, si dhe masat që së shpejti do të hyjnë në fuqi përmes Kodit Penal, ndaj dhunuesve.

“Iniciativa të shumta do të kontirbuojnë që dhuna në familje dhe ajo me bazë gjinore të minimizohet.Në këtë takim u zhvillua bashkëbisedim frytdhënës ndërmjet të pranishmeve dhe Ministres së Drejtësisë”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme