Kosova dhe Shqipëria me dy marrëveshje të reja nga fusha e drejtësisë
Foto: Albulena Haxhiu /Facebook
Lajme

Kosova dhe Shqipëria me dy marrëveshje të reja nga fusha e drejtësisë

E.Hoti/RTKlive

Në prag të shënimit të 28 Nëntorit, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe homologu i saj, ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja, nënshkruan sot dy marrëveshje të reja nga fusha e Drejtësisë së të dyja vendeve.

Haxhiu dhe  Manja  nënshkruan marrëveshjen për vendosjen e një bashkëpunimi të ndërsjellët ndërmjet palëve në fushën e sistemit penitenciar dhe  marrëveshjen për lehtësimin e bashkëpunimit të institucioneve në fushën e mbikëqyrjes së ekzekutimit të dënimeve alternative dhe lirimit me kusht.

“Nevoja e kësaj shtrirjeje të bashkëpunimit ka ardhur si kërkesë dhe interes i qytetarëve të të dyja vendeve tona. Prandaj, zgjerimi e thellimi i këtij bashkëpunimi, përmes nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, i kontribuon interesit tonë, duke qenë se i shërben interesit të tyre”, thuhet në njoftimin e ministrisë kosovare të Drejtësisë.


MË SHUME NGA Lajme