Përfundoi edicioni i parë i festivalit të teatrove shqiptare “Moisiu”
Kulturë

Përfundoi edicioni i parë i festivalit të teatrove shqiptare “Moisiu”

Sh.Gashi / RTKlive

Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu” ka përfunduar me shumë sukses edicioni e parë.

Festivali i Teatrit Shqiptar "Moisiu", që bëri bashkë në një organizim teatrot shqiptar, Teatrin Kombëtar të Kosovës, Teatrin Shqiptar në Shkup, Teatri Kombëtar të Shqipërisë dhe Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” u mbyll mbërëm.

Nga 16 deri me 27 nëntor 2022, çdo natë nga ora 19:00 në Teatrin Shqiptar në Shkup mbi 300 krijues të teatrove shqiptare paraqiten produksionet teatrore nga Prishtina, Tirana, Shkupi, Ferizaji, Shkodra, Tetova, Prizreni, Korça, Gostivari e Presheva për një numër rekord të shikuesve.

Trofeun e Moisiu-t sivjet e fituan:

Shfaqja më e mirë: Tri Motrat – Teatri Shqiptar Shkup
Regjia më e mirë: Qendrim Rijani – Tri Motrat
Aktori më i mirë: Sotiraq Bratko – Tregtari i Venedikut
Aktorja më e mirë: Ilire Vinca – Babi dhe Babai
Aktorja/roli i dytë më e mirë: Elia Zaharia – Ivanov
Aktori/roli i dytë më i mirë: Alfred Trebicka – Ivanov
Artisti i ri më i mirë: Kosovare Krasniqi – Babi dhe Babai
Skenografia më e mirë: Beqo Nanaj – Tregtari i Venedikut
Kostumografia më e mirë: Sofi Kara – Ivanov
Kompozitori më i mirë: Trimor Dhomi – Tri Motrat
Çmimi i dramës shqipe: Babi dhe Babai – Jeton Neziraj

Ndërsa çmimin e karrierës organizatorët e ndanë Post Mortem për aktorin Luran Ahmeti!

Ky festival është mbështetur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe do të organizohet çdo nëntor në rotacion: Shkup, Tiranë, Prishtinë.

Ky festival do të mbahet vitin tjetër në Tiranë. 

 


MË SHUME NGA Kulturë