Davenport: Ligji për zgjedhjet, bazë e mirë për zgjedhje demokratike
Venera Xhoxhaj / RTK
Lajme

Davenport: Ligji për zgjedhjet, bazë e mirë për zgjedhje demokratike

Venera Xhoxhaj dhe Afet Bela / RTK

(E plotësuar, ora 10:00 )Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë po mban punëtorinë e dytë e cila po mbështetet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Abelard Tahiri, kryetar i Komisionit Ad Hoc për Reformën Zgjedhorë tha se pas këtij takimi do të bëhen përgatitjet për draftimin e ligjit për zgjedhje. "Kosova bën organizimin e zgjedhjeve në mënyrë demokratike dhe ne si grup punues kemi konsensus të plotë. Kjo do të jetë punëtoria e fundit para se të fillojmë draftimin e ligjit për zgjedhjet" tha Tahiri, raporton RTKlive.

Ndërsa  Michael Davenport, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë ka thënë se korniza ligjore ka nevojë për përmirësime në mënyrë që të përafrohet me standardet evropiane.

"Besoj se të gjithë pajtohemi se ligji për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë ofron një bazë të mirë për zgjedhje demokratike. Megjithatë siç është diskutuar dhe rekomanduar nga shumë palë ka nevojë por edhe një mundësi për të mundësuar dhe forcuar këtë kornizë ligjore dhe për ta ofruar edhe më shumë me standardet evropiane për zgjedhje", tha ai.

Edhe nënkryetari i këtij komisioni Adnan Rrustemi theksoi se të gjitha rekomandimet konstatojnë se ka hapësirë për të bërë përmirësime në procesin zgjedhorë.

Mblidhet Komisioni Ad-Hoc për reformën zgjedhore në Kosovë

Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë, sot do të mbajë një punëtori në të cilën do të marrin pjesë zyrtarë nga KQZ, OSBE, përfaqësues nga ambasadat e huaja etj. Kjo punëtori është mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Në këtë mbledhje do të prezantohen dhe diskutimet e rekomandimeve të KQZ-së në Komisionin Ad Hoc të Kuvendit.

Do të flasin Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së, Abelard Tahiri, kryetar i Komisionit Ad Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë, Ambasadori Michael Davenport, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë,    Dominic Howell, ekspert i Mbretërisë së Bashkuar i cili ka hartuar rekomandimet etj, raporton RTKlive.

Ndryshe muaj më parë me 71 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim Kuvendi i Kosovës ka themeluar Komisionin Ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë, raporton RTKlive

Pjesë e këtij komisioni janë deputetë e partive politike, ndërsa udhëhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Nga Lëvizje Vetëvendosje (LVV) janë zëvendëskryetar Adnan Rrustemi, anëtarë, Arbreshë Kryeziu, Mimoza Kusari-Lila dhe Dimal Basha.

Prej Partisë Demokratike e Kosovës (PDK)  jenë anëtarë Ilmi Reçica, ndërsa Abelard Tahiri, kryetar i Komisionit. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) anëtarë të këtij komisioni janë Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami.

Ndërsa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) anëtar është Besnik Tahiri. Nga grupi multietnik është deputeti Enis Kervan i cili është edhe zëvendëskryetar i dytë.

 


MË SHUME NGA Lajme