14:48 / 29.11.2022
Abbott e Haxhiu takuan të mbijetuarit e dhunës seksuale
K. Kasumi/RTKlive
Ambasadorit britanik në Kosovë, Nicholas Abbott dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot, kanë vizituar të mbijetuarit e dhunës seksuale në Drenas.
Ka qenë ambasadori Abbott, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka njoftua për këtë vizitë, teksa e ka falënderuar ministren Haxhiu për ftesën.
“I jam mirënjohës ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu për ftesën e saj për ta shoqëruar sot në Drenas. Ne u takuam me të mbijetuarit e dhunës seksuale në konflikt dhe dëgjuam për shqetësimet e tyre, dhe punën thelbësore që QPDG - Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave po bën”, ka shkruar Abbott në Facebook.























