Kurti, thirrje përfituesve të asistencës sociale e nënave vetushqyese
Foto: Qeveria e Kosovës
Lajme

Kurti, thirrje përfituesve të asistencës sociale e nënave vetushqyese

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Derisa kanë mbetur edhe 4 ditë nga thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje, kryeministri i vendit, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë për të përfituar nga kjo mbështetje e Qeverisë. Veçanërisht ka ftuar për aplikim qytetarë përfitues të asistencës sociale si dhe nënat vetushqyese.

“Subvencionimi direkt i stufave individuale, kaldajave me biomasë, pompave termike e kondicionerëve efiçientë do t’ju ndihmojë juve të tejkaloni sa më lehtë dimrin që kemi para, por edhe sistemin tonë energjetik duke ulur konsumin. Kjo është kritike në përballjen tonë me krizën energjetike evropiane”, ka shkruar kryeminsitri Kurti.

Thirrje të veçantë për aplikimin që është u hapur deri më 2 dhjetor shefi qeveritar i ka bërë përfituesve të asistencës sociale dhe nënave vetushqyese, në mënyrë që të njëjtit të përfitojnë nga kjo mbështetje e Qeverisë.


MË SHUME NGA Lajme