Për mbrojtje nga ortekët, JICA pyllëzon Restelicën| Video
Lajme

Për mbrojtje nga ortekët, JICA pyllëzon Restelicën| Video

Ahmet Maholli / RTK

Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Japonisë - JICA, po zhvillon një projekt pune për parandalimin e fatkeqësive dhe menaxhimin e emergjencave. Ky projekt ka filluar në mars të vitit 2021, dhe bartës kryesor i këtij projekti është Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave.

Në kuadër të aktiviteteve të këtij projekti është edhe ai në Restelicë, ku ekspertët japonezë të projektit po bëjnë punë në parandalimin e fatkeqësisë e cila e ka goditur Restelicën vite më parë. Këto punë përbehen në mbjelljen e fidanëve (që ndryshe quhet ECO Based Solution-Zgjidhjet e bazuara në natyre,  dhe të montimit të të ashtuquajturave Trekëmbësha).

“Qasja themelore e projektit tonë është përmes zgjidhjeve të bazuara në natyrë, që do të thotë zvogëlimin e rreziqeve përmes ekosistemit. Imagjinojeni po të kishim një pyll këtu, edhe në rast të ortekëve, ata do të ishin të ngadalshëm, dhe për këtë po provojmë ta zhvillojmë një pyll këtu”, ka thënë Yuta Morikaëa, Chief Technical Avdiser, JICA Project Kosovo (Këshilltari kryesor teknik, JICA Project Kosova ).

Kurse Nehat Bojaxhiu, National Coordinator, JICA Project Kosovo (koordintaor i Jaikës për Kosovë), ka thënë se Qeveria e Kosovës ka bërë kërkesë te Qeveria e Japonisë për të implementuar një projekt i cili do të gjente disa zgjidhje të bazuara në natyrë sa i përket pyllëzimit në këtë anë, po ashtu edhe mbrojtje nga ortiqet e borës.

E Alush Beqiri, Director of Prevention Departament & Project Menager, EMA (Drejtor i Departamentit të Parandalimit dhe Menaxher i Projektit, EMA ), ka thënë se shpresojmë shumë se ky projekt do të japë rezultatet të pritura

“I jemi shumë mirënjohës për ekspertët të cilët i ka angazhuar JICA meqenë se ata kanë bërë disa studime të mirëfillta me metoda krahasuese dhe empirike të cilat mund të japin rezultate dhe shpresojmë shumë se ky projekt do të japë rezultatet të pritura”, ka shtuar Beqiri.

Për vizitë studimore ishin edhe profesorë dhe studentë të Fakultetit të Pylltarisë nga Universiteti i Prizrenit, ku patën mundësi të shohin se si zhvillohet pyllëzimi i kësaj zone dhe si janë marrë masat mbrojtëse, të bazuara në natyrë.

Edhe nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural janë të kënaqur me bashkëpunimin që kanë me JICA-n

“Ne edhe në të kaluarën kemi bashkëpunua me JICA-n dhe mendoj se kemi një komunikim të shkëlqyeshëm për aktivitetet që JICA po i investon në Kosovë’ , ka thënë Tahir Ahmeti, director of department of forestry, (drejtor i departamentit të pylltarisë-Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural).

Drejtuesit e Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të Japonisë, shpresojnë se pas dhjetë vjetësh ky vend të jetë një pyll dhe të mos ndodhin më ortekët në të ardhmen.


MË SHUME NGA Lajme