23:56 / 29.11.2022
Kim: Xhubleta shqiptare është një nga fustanet më të bukur në botë
V.Thaçi / RTKlive
Yuri Kim, Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, ka reaguar pas lajmit se xhubleta është shqiptare është regjistruar në UNESCO.
Përmes një postimi në Twitter, Kim thotë se xhubleta shqiptare është një nga fustanet më të bukur në botë, me këtë rast ajo ka uruar ministren e kulturës, Elva Margariti.
“Xhubleta është një nga fustanet më të bukur në botë. Është e mrekullueshme të shohësh trashëgiminë kulturore të njohur, të mbrojtur dhe të promovuar. Urime Elva Margariti”, ka shkruar Yuri Kim në Twitter.