​Rohde: Vendim i vonuar, por i shumëpritur
BKT
Lajme

​Rohde: Vendim i vonuar, por i shumëpritur

M.Shefkiu/RTKlive

Vendimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën, e ka mirëpritur edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Diplomati gjerman në një shkrim më Twitter ku edhe publikon flamurin e Kosovës me shenjën e BE-së, lajmin e konsideron të vonuar, por edhe të shumëpritur.

“Më në fund, një vendim i vonuar, për të cilin Gjermania ka punuar aq shumë. Ambasadorët miratuan qëndrimin e Këshillit të BE-së për liberalizimin e vizave me Kosovën. Negociatat me BE-në do të vijojnë. Ballkani Perëndimor është një prioritet për BE-në dhe ky hap mbështet të gjithë rajonin”, ka shkruar Rohde.

Ndryshe, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së janë pajtuar për t'i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian. Sipas vendimit, lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës do të jetë e mundur pasi të hyjë në fuqi sistemi ETIAS, dhe data për këtë është 1 nëntori i vitit 2023.


MË SHUME NGA Lajme