Libri "Pikë" i Alketa Gashi Fazliut promovohet në Vlorë
E.Hoti/RTKlive
Në një ceremoni ku u bashkuan bota akademike, ajo politike, shoqëria civile dhe sipërmarrësit, u organizua konferenca akademike në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe përurimi i librit "Pikë" të shkrimtares e gazetares Alketa Gashi Fazliu.
Libri "Pikë" i Alketës sipas zv.ministres Vilma Bello vjen në Shqipëri për të treguar pikën e qëndresës dhe kthesës së madhe historike të shqiptarëve pikërisht në Vlorën e 1912-ës.
Autorja ndau momente të këndshme me lexuesit dhe siç u shpreh ajo ishte emocion i shumëfishtë përurimi i librit në Universitetin e Vlorës "Ismail Qemajli", duke e ditur edhe lidhjen e saj shpirtërore me Shqipërinë.

Kujtojmë që Alketa ishte prezantuese e aktiviteteve për shënimin e përvjetorit të 110 jubilar të shtetit shqiptar.

























