20:53 / 01.12.2022
Davenport: Vrasja e një gruaje shtatzënë, thirrje zgjimi për të gjithë ne
N.Mekolli /RTKlive
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Michael Davenport iu bashkua protestës së sotme të shoqërisë civile kundër rastit të fundit të femicidit, vrasjes së gruas shtatzënë, Hamide Magashi.
“Vrasja e tmerrshme mbrëmë e një gruaje shtatzënë është një thirrje zgjimi për të gjithë ne. Kjo duhet të nxisë veprim urgjent. Institucionet përgjegjëse për trajtimin e dhunës në familje dhe gjinore duhet të veprojnë tani për të mbrojtur gratë në mënyrë efektive”, tha ai, njofton zyra e OSBE-së në Kosovë.

























