22:51 / 02.12.2022
Osmani e Vickers konfirmojnë marrëdhëniet e forta Kosovë-Britani e Madhe
J.Musliu/RTKlive
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim një delegacion të lartë nga Mbretëria e Bashkuar të udhëhequr nga i dërguari i kryeministrit britanik për tregtinë për Ballkanin Perëndimor, deputeti Martin Vickers.
Në takim, Presidentja Osmani potencoi raportet e veçanta dhe historikisht të mira në mes të dy vendeve, të cilat shërbejnë si themel i paluhatur për avancimin tutje dhe rritjen e vazhdueshme të bashkëpunimit bilateral.
Zhvillimet në fushën e politikës së jashtme, ekonomisë dhe tregtisë, energjisë, barazisë gjinore si dhe të drejtave të njeriut ishin në qendër të diskutimeve.