Mjeku kujdestar në Prizren: Erion Kajtazin e sollën pa shenja jete
Lajme

Mjeku kujdestar në Prizren: Erion Kajtazin e sollën pa shenja jete

Uran Krasniqi/RTKLive

Futbollisti Erion Kajtazi është dërguar në urgjencën e Prizrenit pa shenja jete, ka thënë mjeku kujdestar Hekuran Veçgishi. 

Ai ka folur për RTK-në pas rastit, duke dhënë detaje për gjendjen e të ndjerit. 

"Rreth orës 13:30 në Urgjencën e qytetit të Prizrenit e sjellin pacientin mashkull në reanimimin e emergjencës së spitalit. Pacienti ka qenë pa shenja jete, është bërë përpjekja maksimale për ta kthyer në jetë, por reanimimi ka qenë i pasuksesshëm dhe pacienti ka përfunduar me vdekje", ka thënë ai. "Nuk janë vërejtur lëndime trupore të pacientit. Ekspertiza ligjore do ta përcaktojë shkakun e vdekjes".  


MË SHUME NGA Lajme