Haradinaj uron Shqipërinë në 110 vjetorin e Forcave të Armatosura
Foto: FASH/Arkiv
Lajme

Haradinaj uron Shqipërinë në 110 vjetorin e Forcave të Armatosura

M.Shefkiu/RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar Shqipërinë me rastin e Ditës së Forcave të Armatosura.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se në këtë ditë përkujtohen edhe ata që kontribuuan për krijimin dhe fuqizimin e kësaj ushtrie. 

"Në këtë përvjetor, kujtojmë me respektin më të madh të gjithë ata që kontribuuan për krijimin dhe fuqizimin e Ushtrisë Shqiptare. Sot, Forcat e Armatosura Shqiptare si pjesë e NATO-, kontribuojnë për paqen në misione të ndryshme në botë", ka shkruar Haradinaj. 

Ndryshe, me 4 dhjetor të vitit 1912 është themeluar Forca e Armatosur e Shqipërisë. Në historinë e shtetit dhe kombit shqiptar, rrugëtimi 110 vjeçar i Forcave të Armatosura ka qenë i vështirë dhe i mbushur me sfida, deklaroi sot presidenti Bajram Begaj.

“Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë vijnë sot në këtë 110-vjetor të themelimit, si një forcë moderne, anëtare e NATO-s dhe aleate e besueshme, e aftë të përmbushë misionin e saj kushtetues dhe detyrimet Euro-Atlantike, e angazhuar në një sërë misionesh në mbrojtje të paqes dhe sigurisë, jo vetëm në vend, por edhe në rajon e në botë”, deklaroi sot presidenti shqiptar Begaj.


MË SHUME NGA Lajme