Peja mposht Bashkimin
Sport

Peja mposht Bashkimin

Uran Krasniqi/RTKLive

Bashkimi është mposhtur nga Peja në xhiron e 13-të në Prince Caffe Superligë.

Rezultati përfundimtar ka qenë 71:66 (22:16, 18:16, 17:14, 14:20). 

Për klubin pejan ishte fitorja e dhjetë, ndërsa kanë edhe dy humbje, kurse prizrenasit kanë katër fitore e nëntë humbje.

Te Peja më të mirët ishin Brad Waldow me dhjetë pikë e 11 kërcime dhe Arti Hajdari me 15 pikë e katër kërcime, kurse te Bashkimi më i miri ishte Fahro Alihoxhiq me 17 pikë e tetë kërcime.


MË SHUME NGA Sport