07:17 / 05.12.2022
Zyrtarja e lartë e USAID-it sot në Kosovë, pritet nga Osmani dhe Kurti
A.Bela / RTKlive
Ndihmës administratorja e USAID-it për Evropë dhe Evroazi, Erin E. McKee viziton Kosovën
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee.
“Mediat fillimisht marrin pamje nga takimi, ndërsa në fund të takimit Presidentja Osmani dhe Ndihmës Administratorja, Erin E. McKee deklarohen për media”, thuhet në njoftim.
Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim dihmës administratoren e USAID-it, Erin E. McKee.























