Paloja: Piano më ka ndihmuar shumë dhe më ka kompletuar si artiste
BKT
Kulturë

Paloja: Piano më ka ndihmuar shumë dhe më ka kompletuar si artiste

Sh.Gashi / RTKlive

Adelina Paloja është soprano shqiptare me famë botërore. Ajo ka korrur suksese brenda dhe jashtë vendit. Paloja ishte e ftuar në RTK për të treguar rreth sukseseve dhe sfidat e saj.

Adelina Paloja ka marrë pjesë në shumë shfaqje operistike brenda dhe jashtë vendit. Ajo tha se ndjehet e kompletuar  edhe pse i është dashtë shumë punë për këtë sukses që ajo e ka sot.

“Fillimet e para i kam pasur me piano, mirë se edhe ashtu nuk preferohet këndimi klasik qysh në moshë të hershme kështu që njohja e pianos më ka ndihmuar shumë dhe ma ka kompletuar si artiste. Kam eksploruar shumë edhe në këngë për fëmijë e edhe në zhanre tjera por piano  është një instrument që më përcjell gjithkund. Mendoj se si në çdo profesion tjetër edhe ky i imi kur punon shumë arrin  atë që e donë por në anën tjetër varet edhe nga momentet jetësore  që mund ti kesh  por në qoftë se hynë në këtë profesion me esencën që  mundi të të shpërblehet një ditë atëherë mendoj që se ke kuptuar esencën  e artit në fund të fundit e të gjitha të tjerat janë të mirat  që janë rezultat i punës”, tha Paloja në RTK.

Sipas sopranos zëri është vetëm një mënyrë e shprese mënyra tjera kanë qenë  instrumentet tjera që e kanë plotësuar atë.

“Në fillimet e mia nuk është se unë kam menduar që do të kem sukses por puna e ka sjell suksesin  thjesht e kam ndje si nevojë me u shprehë përmes artit dhe mendoj që zëri ka qenë vetëm një  mënyrë e shprese mënyra tjera kanë qenë  instrumentet tjera që e kanë plotësuar atë “ u shpreh ajo.

 

Për më shumë ndiqeni videon e plote:


MË SHUME NGA Kulturë