MKRS: 15 filma të përfunduar gjatë vitit 2022
BKT
Kulturë

MKRS: 15 filma të përfunduar gjatë vitit 2022

Sh.Gashi / RTKlive

Gjithsej 15 projekte filmike të përfunduara gjatë vitit 2022 janë dorëzuar në Qendrën Kinematografike të Kosovës, ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Projektet filmike janë 4 të metrazhit të gjatë artistik, 3 të metrazhit të shkurtë, 3 dokumentarë, 4 koproduksione minore dhe 1 post-production.

Vlera totale e mbështetjes së këtyre projekteve nga Ministria e Kulturës është 902,250.00 euro.


MË SHUME NGA Kulturë