Tërhiqet kandidati i vetëm serb për zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut
Elmine Osmani/ RTK
Është tërhequr kandidati i vetëm serb për zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, ka bërë të ditur për RTK, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Mund t’ua konfirmoj se më 2 dhjetor 2022, brenda afatit ligjor të vendosur nga KQZ-ja për tërheqjen e subjekteve politike, kemi pranuar njoftimin për tërheqjen e kandidatit të Iniciativës Qytetare ‘Srpski Opstanak’, Aleksandër Arsenijeviq, nga gara për kryetar komune në Mitrovicën e Veriut. Në arsyetimin me shkrim që kemi pranuar, ai ka tërhequr kandidaturën e tij me vullnet të lirë”, tha Elezi.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas përfundimit të konsultimeve me partitë politike dhe me KQZ-në, ka caktuar 18 dhjetorin, datë të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.