Hovenier: Dhuna në baza gjinore është krim
Valbona Thaçi / RTKlive
Jeff Hovenier, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, me rastin e fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me baza gjinore”, përmes një video të publikuar në `Facebook` bëri thirrje për raportim të dhunës.
Ai tha se përkundër përpjekjeve të përbashkëta për parandalimin dhe reagimin ndaj dhunës me bazë gjinore ajo mbetet e rrënjosur thellë në normat gjinore dhe sociale në Kosovë dhe anembanë botës.
“Parandalimi dhe reagimi ndaj të gjitha formave të dhunës me bazë gjinore është gurëthemel i përkushtimit tonë për promovimin e demokracisë, avancimin e të drejtave të njeriut, avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave dhe vajzave”, tha Hovenier.
Hovenier ftoj të gjithë qytetarët që të bashkohen për ta këputur ciklin e abuzimit. “Dhuna është krim” , tha ai.