Mehaj: Bashkëpunimi me Kroacinë në interes të përbashkët rajonal
E.Hoti/RTKlive
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka takuar sot ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisiq.
Mehaj në një postim në 'Facebook' ka shkruar se bashkëpunimi i ngushtë me Kroacinë në fushën e mbrojtjes është në interes të përbashkët rajonal dhe më gjerë
“Me këtë rast, ambasadorja Barisiq më ritheksoi se Kroacia si një vend mik i Kosovës, sikur edhe deri më tash, do të vazhdojë të ndihmojë dhe mbështesë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në në të gjitha fushat dhe komponentët e tyre në mënyrë që të përmbushë me sukses të plotë synimet e tyre”, ka shkruar Mehaj në 'Facebook'.
Mehaj i ka shprehur ambasadores Barisiq mirënjohje për Republikën e Kroacisë. “Ambasadore Barisiq i shpreha edhe këtë herë mirënjohjen e thellë për Republikën e Kroacisë, për përkrahjen e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, duke vlerësuar me rëndësi të madhe mbështetjen në fushën e arsimimit dhe stërvitjeve të ofruar në vazhdimësi, si dhe përvojën e forcave kroate në fushën e misioneve paqeruajtëse, industrinë e mbrojtjes dhe fushave tjera specifik”, ka shkruar Mehaj .
Mehaj ka thënë se në diskutimin e sotëm janë pajtuar që të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi bilateral në funksion të integrimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes për ofrimin e kontributit për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë.