Lajçak: Temë edhe kthimi i serbëve në institucionet e Kosovës
Lajme

Lajçak: Temë edhe kthimi i serbëve në institucionet e Kosovës

N.Mekolli /RTKlive

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se sot në Beograd, me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq ka biseduar për rrugën drejtë normalizimit të marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

“Sot në Beograd diskutova rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve si vazhdim i takimeve të fundit të Dialogut me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Ne folëm edhe për çështjet aktuale, duke përfshirë kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës, Udhërrëfyesin e Energjisë dhe personat e zhdukur”, shkruan Lajçak në Twitter.

Pas vizitës në Beograd, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak nesër do të vijë edhe në Prishtinë, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Takimi Kurti-Lajçak do të nisë në orën 09:00, njoftoi Qeveria e Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme