Lajçak në Prishtinë: Diskutuam edhe për situatën në veri dhe energjinë
BKT
Lajme

Lajçak në Prishtinë: Diskutuam edhe për situatën në veri dhe energjinë

N.Mekolli /RTKlive

I dërguari i Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, u priti sot në takim në Prishtinë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Lajçak, në një postim në Twitter, ka treguar se temë e bisedimeve të sotme ishte edhe planifikimi për hapat e ardhshëm të dialogut, si dhe situatën në veri të Kosovës dhe në sektorin e energjisë.

“Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe planifikimi ynë për hapat e ardhshëm ishin sot temë në takimin tim me kryeministrin, Albin Kurti, mëngjesin e sotëm në Prishtinë. Ne e shfrytëzuam takimin tonë edhe për të diskutuar situatën në veri të Kosovës dhe energjinë”, shkruan Twitter.

Lajçak, të hënën, qëndroi edhe në Beograd, ku takoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kurse përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, konfirmoi se Prishtina dhe Beogradi kanë marrë tekstin e përditësuar të të ashtuquajturit plan franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve.


MË SHUME NGA Lajme