Osmani: Eskalimi i situatës në veri me agjendë ruso-serbe
Afet Bela/ RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga Tirana ka folur rreth zhvillimeve të fundit në veri të vendit.
Ajo thënë se situata në veri eskalon për shkak të bandave kriminale që përkrahen nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq.
“Ne jemi në kontakt të përditshëm me kryetarin e KQZ-së, për të gjitha përgatitjet që po bëhen dhe në veçanti me institucionet e sigurisë në vend që të sigurohet qasja e KQZ-së në zyre dhe nëpër shkolla të vendit”, tha ajo, raporton RTKlive.
Sipas saj sikurse në shumë raste paraprake, situata në veri eskalon, sepse bandat kriminale të përkrahura nga Vuçiqi kanë për qëllim eskalimin e situatës, destabilizimin e tërë Kosovës dhe destabilizimin e Ballkanit Perëndimor dhe të realizojnë agjendat ruso-serbe.
“Ne duhet të bëjmë çmos që përmes institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës të vendosim rend dhe ligj, por edhe të mbrojmë jetën e secilit qytetarë toni, pavarësisht çfarë etnie”, tha jo.
E para e vendit, Vjosa Osmani tha se sot po i presin raportin përfundimtar rreth zhvillimeve në veri.























