Acerbi: Scudetto është e mundur nëse mposhtim Napolin
BKT
Sport

Acerbi: Scudetto është e mundur nëse mposhtim Napolin

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Francesco Acerbi, mbrojtësi i Interit, duke folur për ‘Corriere dello Sport’, mendon se skuadra e tij mund ta fitojë titullin e kampionit në Serie A nëse mposht Napolin.

“Sigurisht, nëse fitojmë kundër Napolit. Ne do të luajmë gjithçka në janar, sepse nuk do të ketë më kohë më për t'u rikuperuar dhe nuk guxojmë të gabojmë më”, tha Acerbi.

Aktualisht Napoli kryeson tabelën në Serie A me 41 pikë, 11-të më shumë së Interi që ndodhet në vendin e pestë.