16:13 / 07.12.2022
Si do duket Muzeu Arkeologjik i Korçës pas restaurimit
atsh
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë, Gjergji Koki, ka sjellë pamje nga projekti i restaurimit të banesës së Fani Pjastos, sot Muzeu Arkeologjik i Korçës.
Kjo ndërtesë është pasuri kulturore e kategorisë së I-rë, e ndodhur në brendësi të Qendrës Historike të qytetit të Korçës.
Është një ndërtim i formës 3-katësh me sipërfaqe rreth 140 m2 e tipit me oborr të brendshëm, me vlera arkitektonike tradicionale të qytetit të Korçës.
Projekti parashikon restaurimin total të objektit në të gjithë elementët e tij, përforcimin e strukturës dhe restaurimin e elementeve arkitektonikë. Gjithashtu parashikohet ndriçimi i muzeut dhe sistemimi i jashtëm. Ky projekt do t’i hapë rrugë rikonceptimit të Muzeut Arkeologjik.