19:24 / 07.12.2022
Lajçak e Sarrazin diskutojnë në thellësi për Ballkanin Perëndimor
B. H. / RTKlive
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me Manuel Sarrazin, emisari i emëruar për Ballkanin Perëndimor nga kancelari gjerman Olaf Scholz.
Ka qenë vetë diplomati sllovak që ka njoftuar për një takim të tillë në një postim në "Twitter". Takimi është realizuar në Bruksel, e ku sipas Lajçakut janë shkëmbyer në thellësi aktivitetet e tyre të fundit në Ballkanin Perëndimor dhe puna e rëndësishme përpara.