21:46 / 07.12.2022
Baritoni Gëzim Myshketa performoi para publikut kosovar|Video
RTK
Baritoni i mirënjohur shqiptar Gëzim Myshketa ka performuar sonte në Prishtinë, në kuadër të edicionit të pestë të mbrëmjes artistike `Ta zbardhi fytyrën".
Në këtë ngjarje, ai, para publikut të kryeqytetit dhe jo vetëm, solli bashkëbisedim e performancë artistike.
Baritoni Gëzim Myshketa u shoqërua nga pianistja e njohur Lule Elezi, ndërsa në skenë u ngjit edhe Kori i Fëmijëve “Okarina”.
I gjithë koncerti u transmetua live në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK).
“Edicioni i sivjetmë i “Ta zbardhi ftyrën” mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Komuna e Prishtinës.