Programi i shfaqjeve për muajin dhjetor në Teatrin ‘Dodona’
Kulturë

Programi i shfaqjeve për muajin dhjetor në Teatrin ‘Dodona’

Sh.Gashi / RTKlive

Teatrit të qytetit ’Dodona’ do ti shfaqë tri shfaqje për të rritur dhe shfaqje tjera për fëmijë.

“Venus’ shfaqja sipas dramës “Venera në Gëzof” nga David Ives me regji të Bashkim Ramadanit është shfaqur dje dhe do të shfaqet serish më 21 dhjetor.

“Sharra” nga Florent Kurtalani me regji të Kushtrim Mehmetit, vjen të mërkurën më 14 dhjetor. Shfaqje kjo e cila pati premierën ditë më parë, gjatë muajit nëntor.

“Top Girls” nga Caryl Churchill me regji të Shkurtë Aliut do të luhet të enjten, më 8 nëntor.

Shfaqje me kukulla e shfaqje për fëmijë tjera do të këtë gjatë muajit dhjetor si zakonisht në data të ndryshme.

 


MË SHUME NGA Kulturë