Kurti uron homologun Plenkovic për hyrjen e Kroacisë në Shengen
Lajme

Kurti uron homologun Plenkovic për hyrjen e Kroacisë në Shengen

M.Shefkiu/RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar homologun e tij kroat, Andrej Plenkovic dhe popullin kroat pasi ky shtet nga 1 janari 2023, bëhet anëtare e Eurozonës dhe Zonës Shengen.

“Me mbështetjen e sotme unanime nga Bashkimi Evropian për heqjen e kontrolleve kufitare, Kroacia tani është e vendosur të bëhet anëtare e Eurozonës dhe Zonës Shengen deri më 1 janar 2023.  Urime njerëzve të Kroacisë dhe kryeministrit Andrej Plenkovic, i cili po e arrin këtë moment historik:, ka shkruar kryeministri Kurti në Twitter.

Ndryshe, ministrat e Punëve të Brendshme të Bashkimit Evropian miratuan sot hyrjen e Kroacisë në zonën e Schengenit. Sipas këtij vendimi, nga 1 janari i vitit 2023, nuk do të ketë më kontrolle të udhëtarëve në kufijtë Kroaci-Slloveni dhe Kroaci-Hungari, ndërkaq nga pranvera do të hiqen edhe kontrollet për fluturimet nga aeroportet e Kroacisë drejt vendeve të Schengenit.

Pajtimi që Kroacia të futej në Schengen ishte arritur muaj më parë, pasi asnjë shtet anëtar nuk ishte shprehur kundër këtij vendimi.

Miratimi i këtij vendimi ishte një procedurë më e komplikuar për shkak se u insistua që të njëjtën kohë të miratohej edhe vendimi për Bullgarinë dhe Rumaninë. Por, disa shtete, përfshirë Austrinë dhe Holandën, ishin kundër hyrjes së Bullgarisë në zonën Schengen.


MË SHUME NGA Lajme