Zhduken mostrat e Astrit Deharit, katër zyrtarë të IML-së suspendohen
Lajme

Zhduken mostrat e Astrit Deharit, katër zyrtarë të IML-së suspendohen

M.Sh/RTKklive

Ministra e Drejtësisë ka njoftuar se katër zyrtarë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore janë suspenduar nga puna pas lajmit se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit, ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje që kishe humbur jetën në vitin 2016, në Qendrën e paraburgimit në Prizren.

“Pas pranimit të informacionit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Komisioni Disiplinor i Institutit për Mjekësi Ligjore / Ministria e Drejtësisë, mori vendim për pezullim nga puna të zyrtarëve: Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore; Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore; Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore; Ilirjana Shala, Kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore”, thuhet në njoftimin e MD-së.


MË SHUME NGA Lajme