Shënohet Dita Ndërkombëtare e të drejtave të njeriut
BKT
Foto/ Nga faqja e Avokatit të Popullit në facebook
Lajme

Shënohet Dita Ndërkombëtare e të drejtave të njeriut

A.B/RTKLive

Avokati i Popullit, së bashku me shoqërinë civile në Kosovë, edhe këtë vit vazhdojmë me iniciativën e përbashkët për shënimin e 10-dhjetorit - Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

Me këtë rast, Avokati i Popullit organizon tubimin me moton “Çohu për të Drejtat e Njeriut”, tanimë traditë e filluar që nga viti 2018, i cili ka për qëllim dërgimin e një mesazhi për angazhim më të shtuar, gjithëpërfshirës dhe ndërinstitucional për promovimin dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore.

Tubimi “Çohu për të Drejtat e Njeriut”, fillon prej orës 12:00 deri në ora 13:00, para Teatrit Kombëtar të Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme