Borrell: BE nuk do të tolerojë aktet kriminale në veri
BKT
Lajme

Borrell: BE nuk do të tolerojë aktet kriminale në veri

Jeton Musliu/RTKlive

Ndaj situatës së fundit në veri të Kosovës, ka reaguar edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell.

Reagimi i tij vjen pasi njësiti i EULEX-it është sulmuar me shok-bomba në veri në afërsi të barrikadave në Rudar.

“BE-ja nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it apo përdorimin e dhunës, e akteve kriminale në veri”, deklaroi Borrell në një postim në Tëitter.

“Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës”.

Ai deklaroi se qetësia duhet të kthehet.

“EULEX-i do të vazhdojë të koordinojë veprimet me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in”.

Sipas Borrell, gjithë akterët duhet të evitojnë përshkallëzimin.

 


MË SHUME NGA Lajme