Ambasada e Italisë: Nuk ka fare justifikime për sulmet e fundit
BKT
Lajme

Ambasada e Italisë: Nuk ka fare justifikime për sulmet e fundit

J.Musliu/RTKlive

Italia ka reaguar për situatën në veri, përkatësisht sulmin me shok bomba nga bandat kriminale ndaj policisë së EULEX-it.

Nëpërmjet ambasadës  italiane në Kosovë, ky shtet ka reaguar edhe ndaj sulmeve mbi Policinë e Kosovës.

“Sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë së bashkësisë ndërkombëtare si EULEX-i nuk kanë fare justifikime”, deklaroi në një reagim, Ambasada e Italisë në Kosovë.

“Ne i dënojmë këto akte në termat më të ashpër”, shkruan në reagim.

Një deklarim i tillë vjen pasi të shtunën në mbrëmje, një patrullë e misionit të EULEX-i it është sulmuar me një shok-bombë në afërsi të Rudares.

Sulmet e fundit i kanë dënuar edhe ambasada amerikane dhe ajo gjermane si edhe Bashkimi Evropian.

 


MË SHUME NGA Lajme