Chollet zbret sot në Ballkanin Perëndimor
BKT
Foto: Le Monde
Lajme

Chollet zbret sot në Ballkanin Perëndimor

J.Musliu/RTKlive

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, nga sot fillon një vizitë dyditore në Kosovë.

Takimet e tij në të gjitha shtete e Ballkanit Perëndimor, diplomati i lartë amerikan do t’i nisë me Kosovën.

Gjatë tërë kohës, ai  pritet të jetë i shoqëruar nga i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Madje ky i fundit, të dielen pati edhe një takim me Igumenin e Kishës Ortodokse në Deçan, Sava Janjiq.

Përveç në Kosovë, Chollet do që qëndrojë edhe në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Kroaci dhe Belgjikë nga 11 deri më 17 dhjetor, është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga DASH-i.

Intensifikimi i dialogut Kosovë-Serbi dhe nënshkrimi i një marrëveshjeje gjithpërfshirëse mes të dy shteteve, pritet të shtyhet përpara.

Madje presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në konferencën e fundit për media që pati në Beograd, dy ditë më parë, tha se presion i madh ndërkombëtar do të ushtrohet nga 17 dhjetori mbi Serbinë.

Kjo është data kur diplomatët amerikanë së bashku edhe me ata evropianë, do të zbarkojnë në Beograd.

 

 


MË SHUME NGA Lajme