10:29 / 13.12.2022
O’Brien: SHBA duhet të ndërhyjë që dialogu të kthehet në binarë
V.Thaçi / RTKlive
Robert O’Brien, Këshilltari për Siguri i Shteteve të Bashkuara të Amerikën, ka thënë se SHBA duhet të ndërhyjë që procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë të kthehet në rrugën e duhur.
Përmes shkrimit në Twitter ai ka shtuar se pasi që ish i dërguari special për këtë proces, Richard Grenell, ka bërë thirrje që Evropa të ndërrojë kahje të strategjisë për bisedimet, duhet të merret parasysh nga politikëbërsit .
“Kur ish i dërguari special për negociatat Kosovë-Serbi, ambasadori Riochard Grenell flet për këtë çështje, politikëbërësit duhet ta marrin parasysh. Kërkohet ndërhyrje serioze e ShBA-së për ta kthyer në binarë këtë proces paqeje”, ka shkruar O’Brien në Twitter.























