12:58 / 13.12.2022
Krasniqi: S`mund të vendosim administratorë për komunat veriore
RTK
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se nuk mund të vendosin administratorë për t`i menaxhuar katër komunat veriore pas dorëheqjeve të kryetarëve atje dhe shtyrjes së zgjedhjeve deri në prill të viti 2023.
Në konferencën për medie, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Krasniqi ka thënë se me Ligjin për vetëqeverisje lokale nuk parashihet caktimi i administratorëve
“Me Ligjin për vetëqeverisje lokale nuk parashihet mundësia e vendosjes së administratorëve nëpër komuna. Këtë të drejtë e ka vetëm Ministria e Financave dhe vetëm në rastet kur atakohet buxheti", tha ndër të tjera Krasniqi.























