Edhe AAK-ja bojkoton adresimin vjetor të Osmanit në Kuvend
BKT
Lajme

Edhe AAK-ja bojkoton adresimin vjetor të Osmanit në Kuvend

Fadil Sertolli / RTKlive

Grupit Parlamentar i AAK-së ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit ku presidentja Vjosa Osmani do të mbajë adresimin e saj vjetor.

AAK përmes një njoftimi thotë se Osmani ka dështuar në përmbushjen e detyrave të saj unifikuese.

“Presidentja Osmani ka dështuar t’i përmbushë obligimet e saj si presidente e vendit, për të përfaqësuar unitetin e popullit. Në shumicën e rasteve është në shërbim të kryeministrit, në funksion të agjendës së tij. Andaj, Grupi Parlamentar i AAK-së refuzon të marrë pjesë në adresimin e Presidentes së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e AAK-së.


MË SHUME NGA Lajme