Osmani: Bideni në shtator më tha, Kosovën asnjëherë nuk do ta lëmë vetëm
Fadil Sertolli / RTKlive
( E plotësuar) Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit ka folur ndër të tjera edhe për raportet veçanta të Kosovës me SHBA-të dhe ka potencuar se sekretari amerikan, Antoni Blinken jo vetëm në adresimin e tij në Forumin për Gratë, paqen dhe Sigurinë që u mbajt në tetor, por edhe në takimin e realizuar në Washington D.C., ka rikonfirmuar partneritetin e palëkundur me Kosovën.
“Në bisedat që kisha me Presidentin Biden gjatë muajit shtator, ai përsëriti përkrahjen e madhe për vendin dhe popullin tonë, e cila më së miri përshkruhet në fjalët e tij: Asnjëherë nuk do t’ju lëmë vetëm! Kjo garancë amerikane, e përsëritur edhe këto ditë, dëshmon se Kosova nuk ka partner më të rëndësishëm sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prandaj këtë aleancë duhet ta trajtojmë si të shenjtë e ta ruajmë e ta kultivojmë përjetësisht”, është shprehur Presidentja Osmani.
Osmani: Aplikimi në KiE dhe BE, ngjarje kulminante të këtij viti|Video
(E plotësuar) Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit, duke folur për aktivitetin e saj në fushën e politikës së jashtme ka theksuar se gjatë vitit 2022 është investuar shumë në zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe me shtetet anekënd botës.
“Këtë vit kemi ndërmarrë hapa konkret drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Anëtarësimi në këtë institucion është moment kulminant i angazhimit të Kosovës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Dje, ndërkaq nënshkruam aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, i cili sot i dorëzohet Presidencës Çeke, të cilën dua ta shfrytëzoj rastin ta falënderoj për përkrahjen e jashtëzakonshme për këta 6 muaj. Anëtarësimi në BE është objektiv i yni strategjik, prandaj aplikimi na sjellë një hap më afër realizimit të këtij synimi historik. Në këtë frymë, ne kemi filluar po ashtu diskutimet politike me aleatët tanë për përfshirjen e Kosovës në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, si hap paraprijës formal i anëtarësimit në NATO”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Sipas saj, gjatë këtij viti me punën e saj është kujdesur që t’i ruajë e thellojë miqësitë ekzistuese, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, shtetet e BE-së.
“Vetëm gjatë këtij viti kam takuar 44 krerë të shteteve nga të gjitha kontinentet, 46 kryeministra, e shumë liderë të tjerë të dikastereve të ndryshme, përfshirë këtu edhe udhëheqës të organizatave ndërkombëtare. Gjatë këtij viti janë realizuar 19 vizita bilaterale (si mysafir apo nikoqir), si dhe Kosova është përfaqësuar në forume e takime të shumta rajonale e ndërkombëtare”, është shprehur Presidentja Osmani.
Ajo ka potencuar se në çdo takim e vizitë në fokus ishte fuqizimi i bashkëpunimit në dobi të zhvillimit të vazhdueshëm të vendit tonë.
“Këtë vit, Kosova u ftua të jetë palë e barabartë në krijimin e Komunitetit Politik Evropian, që është nismë e Presidentit Macron e që bashkon 44 shtete të kontinentit tonë. Në Samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian adresova sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova dhe kërkova përkrahjen e partnerëve tanë në adresimin e këtyre sfidave”, ka theksuar ndër të tjera Presidentja Osmani.
Ajo ka përmendur në këtë funksion edhe mbajtjen e edicionit të parë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në të cilin mbi 500 pjesëmarrës, nga pesë kontinente të ndryshme, si dhe mbi 130 panelistë të ndryshëm.
Osmani: Ushtria serbe në Kosovë mori fund përgjithmonë më 1999|Video
(E plotësuar) Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit, ka theksuar se në çdo ditë të këtij viti ka pasur këmbëngulje që shteti dhe ligji përfundimisht të mos u shërbejë vetëm disave, por të gjithëve.
(E plotësuar) Presidentja Osmani: Bandat kriminale nuk mund ta mbisundojnë dëshirën e qytetarëve tanë në veri për të jetuar të lirë në atdheun e tyre, në Kosovë
“Sundimi i ligjit është esencial për funksionimin e çdo shtylle të shtetit. Në fakt është parakusht për një gjë të tillë. Por, siç e dini, të nderuar deputetë, veriu i Kosovës vazhdon të jetë sfidë për shkak të pretendimeve territoriale që Serbia ka ndaj Kosovës e të cilat i shprehë nëpërmjet financimit dhe përkrahjes së strukturave ilegale kriminale. Por, ne jemi të vendosur që të krijojmë siguri e sundim të ligjit në çdo cep të territorit të vendit tonë. Bandat kriminale nuk mund ta mbisundojnë dëshirën e qytetarëve tanë në veri për të jetuar të lirë në atdheun e tyre, në Kosovë”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Sipas saj, bandave kriminale nuk iu pëlqen as vendosmëria e institucioneve që të gjithë qytetarët të jenë të barabartë para ligjit, as zbatimi i ligjit në tërë territorin e vendit.
“Mirëpo le ta kenë të qartë, kjo është rrugë nga e cila nuk devijojmë e nga e cila nuk heqim dorë. Ata do të përballen me drejtësi për veprat penale kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, si dhe për frikësimin e kërcënimet që po ua bëjnë qytetarëve tanë në veri”, ka theksuar Presidentja Osmani.
“Jemi të gjithë dëshmitarë të kërcënimit të vazhdueshëm të Serbisë ndaj Kosovës. Ky kërcënim me përmasa agresioni së fundi është shpërfaqur nëpërmjet idesë hegjemoniste të vendosjes së trupave ushtarake të Serbisë në Kosovë. Por, Serbia dhe udhëheqësi i saj Vuçiq e dinë fare mirë se prezenca e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës mori fund më 12 qershor 1999. Më 1999, kur trupat e NATO-s thyen boshtin kurrizor të idesë hegjemoniste te Serbisë për një Kosovë pa shqiptarë ku shfarosja ishte qëllimi gjenocidal i Millosheviqit”, ka theksuar më tej Presidentja Osmani.
Presidentja Osmani: Kosova përfundimisht ka politikë të jashtme, por jo lobim për ndryshim kufijsh
(E plotësuar) Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit ka theksuar se përfundimisht Republika e Kosovës asnjëherë nuk ka pasur politikë të jashtme më aktive, më kuptimplote, më të përgatitur e më të koordinuar.
“Natyrisht që, kjo politikë e jashtme e fokusuar në interesin e Kosovës dhe vetëm të Kosovës, e jo të interesave të ngushta individuale e shpeshherë të paligjshme, po u pengon disave, jo vetëm në Serbi por edhe jashtë saj. “Kosova nuk ka politikë të jashtme”, thonë ca zëra. Natyrisht që Kosova ka politikë të jashtme. Në fakt, më në fund, Kosova ka politikë të jashtme. Por, po ju tregoj se çfarë nuk ka Kosova tani: Nuk ka lobim për ndryshim kufijsh, nuk ka pagesa lobistësh për të shtyrë përpara agjenda individuale, nuk ka intervista të paguara për të promovuar liderë të caktuar, nuk ka flirtime as me Serbinë e as me Rusinë me qëllim të interesave individuale, nuk ka udhëheqës që Kosovën e krahasojnë me Nagorno Karabakh e me Abkhazi e me Krime. Koha e tregtarëve të kufijve ka perënduar njëherë e përgjithmonë!”, ka theksuar ndër të tjera Presidentja Osmani.
Sipas saj, sfidat e politikës së jashtme janë të panumërta, sepse gabimet kanë qenë të përmasave të mëdha.
“Tani ne duhet të riparojmë këto dëme, hap pas hapi, me durim e vizion të qartë. Prandaj, së bashku po ndërtojmë një Kosovë partnere të denjë për nisma politike e për misione paqeruajtëse; e cila ndërvepron me vendet demokratike në fushën e politikës së jashtme e me vendet anëtare të NATO-s në çështjet e sigurisë globale; një Kosovë e cila është shndërruar në faktor të besueshëm në nismat globale; merr pjesë aktivisht në to dhe e bën të dukshme Kosovën gjithandej. Madje, në nisma si Samiti për Demokraci i SHBA-ve, Kosova është ndër performueset më të suksesshme dhe kampione në përmbushjen e zotimeve të marra”, theksoi Presidentja Osmani.
Sipas Presidentes Osmani, përfundimisht, politika e jashtme e Kosovës sot është në shërbim të plotë e funksion të forcimit të shtetësisënë arenën ndërkombëtare dhe konsolidim të Kosovës si faktor kyç i stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin tonë e përtej.
Osmani: Ushtria serbe në Kosovë mori fund përgjithmonë më 1999
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj vjetor drejtuar Kuvendit të Republikës së Kosovës, tha se jemi dëshmitar të kërcënimit të vazhdueshëm të Serbisë ndaj Kosovës.
“Ky kërcënim me masa agresioni së fundi është shpërfaqur nëpërmjet idesë hegjemoniste të vendosjes së trupave ushtarake serbe në Kosovë, por Serbia dhe udhëheqësi i saj Vuçiq e dinë fare mirë se prezenca e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës mori fund njëherë e përgjithmonë më 12 qershor 1999”, tha ajo.
Osmani tha se qëllimi i Serbisë ishte shfarosjen e popullit të Kosovës.























