Në Gjilan do të fillojë festivali i dimrit `Angros`
BKT
Foto/RTK
Kulturë

Në Gjilan do të fillojë festivali i dimrit `Angros`

Sh.Gashi / RTKlive

Në Gjilan po fillon festivali i dimrit “Angros”, festival që ka për qëllim që të promovojë produktet vendore artizanale, ushqimore tradicionale të punuara nga gratë e regjionit të Gjilanit .

Përgjatë mbrëmjeve, qytetarët do të kenë mundësi të argëtohen me muzikë, të provojnë dhe blejnë produkte ushqimore, tradicionale, punime artizanale, të punuara dhe gatuara nga duart e grave dhe vajzave të Regjionit të Gjilanit, si dhe pije të nxehta, si dhe do të ketë aktivitet për fëmijët.

‘Angros’ ka për qëllim që të promovojë produktet  vendore të punuara nga gratë,  produkte artizanale , ushqimore, tradicionale të punuara nga gratë e regjionit të  Gjilanit.

“Për gjatë mbrëmjeve duke marr parasysh që tash janë edhe festat e fund vitit e kemi menduar ti vendosim katër shtëpiza  ku në njërën do të ketë ushqime,në tjetre punime artizanale, në tjetrën do të ketë pije të nxehta derisa në të katërtën do të këtë muzikë” , tha  Adriana  Halimi  drejtoreshë e “Vullnetarët  e Qytetit“ .

Këto aktivitete realizohen nga Vullnetarët e Qytetit në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, respektivisht me Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport - Gjilan dhe mbështetet nga Presidenca e Republikës së Kosovës .

 Për më shumë ndiqeni  videon:


MË SHUME NGA Kulturë