Varhelyi mirëpret marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën
BKT
Lajme

Varhelyi mirëpret marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën

Fadil Sertolli / RTKlive

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, përmes një njoftimi në Twiter e ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për liberalizmin e vizave për Kosovën, në mes të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian.

Me këtë rast ai ka shkruar se puna e përbashkët për luftimin e krimit të organizuar solli frytet e saj.

“E mirëpres marrëveshjen për marrëveshjen për liberalizimit të vizave për Kosovën. Puna jonë e përbashkët për të luftuar krimin e organizuar solli rezultate të prekshme në terren. BE qëndron në krah të njerëzve në Ballkanin Perëndimor”, tha Varhelyi.

Ndryshe me rregullat e reja do t’i lejohet mbajtësve të pasaportave të Kosovës të udhëtojnë në BE pa vizë, për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore.


MË SHUME NGA Lajme