Haradinaj me Weidinger, bisedojnë për zhvillimet në vend
BKT
Foto: Nga profili i Christoph Weidinger në Twitter
Lajme

Haradinaj me Weidinger, bisedojnë për zhvillimet në vend

M.Miftari/RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim ambasadorin austriak në Kosovë, Christoph Weidinger.

Haradinaj tha se me ambasadorin Weidinger bisedoi për zhvillimet aktuale në vendin tonë.

“Sot, prita në takim Ambasadorin austriak në Kosovë, Christoph Weidinger. Biseduam për zhvillimet aktuale nëpër të cilat po kalon vendi ynë”, bëri të ditur kryetari i AAK-së, Haradinaj.

Haradinaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, njoftoi se  ka falënderuar ambasadorin Weidinger, për ndihmën e vazhdueshme që Austria i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e shtetndërtimit, me theks të veçantë në zhvillimin ekonomik dhe proceset integruese.


MË SHUME NGA Lajme